Aksident mes një kamioni e një veture në Isniq të Deçanit, lëndohen dy persona
Foto: Laura Hasani

Aksident mes një kamioni e një veture në Isniq të Deçanit, lëndohen dy persona

Kronika June 28, 2024 - 20:28

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture e një kamioni në fshatin Isniq të Deçanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Sot rreth orës 19:00, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Isniq-Deçan, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një kamion dhe një veturë, si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit janë dërguar fillimisht në QKMF-Deçan e më pas ne Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai bëri të ditur se rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor të Drejtorisë Rajonale në Pejë. /klankosova