Aksident në Prishtinë, tre të lënduar

Aksident në Prishtinë, tre të lënduar

Kronika June 28, 2024 - 19:25

Tre persona janë lënduar në një aksident komunikacioni mes tri veturave në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 17:00  kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Gazmemd Zajmi’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, ndërkaq tre persona kanë marrë lëndime trupore”, tha Burovci.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.