“Trafiku Urban” merr lumë kritikash për shoferët, pas aksidentit të djeshëm ku vdiq një person

“Trafiku Urban” merr lumë kritikash për shoferët, pas aksidentit të djeshëm ku vdiq një person

Kronika June 28, 2024 - 15:25

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në fshatin Keqekollë të Prishtinës, ku ishin përfshirë një autobus i “Trafikut Urban” dhe një veturë.

Si pasojë shoferi i veturës ka vdekur pas lëndimeve të marra, ndërsa lëndime kanë marrë edhe 14 udhëtarë që ishin në autobus, transmeton Zeri.info.

“Trafiku Urban” përmes një shkrimi në faqen e tyre në Facebook ka ngushëlluar familjen e shoferit të veturës që vdiq nga ky aksident.

“Ndërmarrja shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimës për humbjen e më të dashurit të tyre dhe uron shërim të shpejtë për të lënduarit!”, ka ngushëlluar kompania “Trafiku Urban”.

Në këtë postim shumë qytetarë kanë kritikuar mënyrën sesi vozisin shoferët e autobusëve të “Trafikut Urban”, ndërsa kanë kërkuar të merren masa para se të ndodhë një tragjedi e radhës.

Pas komenteve të shumta me këto kritika, faqja e “Trafikut Urban” ka ndaluar komentet në postimin e fundit, duke mos lejuar të shihen komentet e bëra dhe të bëhen komente të tjera. /Zëri

Image