Aktakuzë kundër shtatë personave, të dyshuar për korrupsion

Aktakuzë kundër shtatë personave, të dyshuar për korrupsion

Kronika June 28, 2024 - 13:10

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër shtatë të pandehurve, pasi ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtët kanë kryer disa vepra penale.

Për të pandehurin T.M. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Përvetësimi në detyrë” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Për të pandehurin A.O. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Përvetësimi në detyrë” dhe “Falsifikim i dokumenteve”, nga Neni 390, paragrafi 1, lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së.

Për të pandehurin D.C. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.

Për të pandehurit A.L. dhe F.A. ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale “Mashtrim” dhe “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik” dhe se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shmangie nga tatimi”.

Ndërkaq, për të pandehurin G.H. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Dokumente të rrejshme” lidhur me tatimin. /Zëri