Ish-kryeprokurori i Malit të Zi merret në pyetje nën dyshimin se torturoi civilët kroatë, dyshohet për krime lufte në Cavtat

Ish-kryeprokurori i Malit të Zi merret në pyetje nën dyshimin se torturoi civilët kroatë, dyshohet për krime lufte në Cavtat

Kronika June 27, 2024 - 13:18

Ish-kryeprokurori special Milivoje Katniq nga Mali i Zi është marrë në pyetje dje në Prokurorinë Speciale, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale – “krim lufte kundër popullatës civile” në zonën e Cavtatit të Kroacisë në vitin 1992, shkruan Vijesti.

Katniqi u mor në pyetje si i dyshuar. Prokuroria Speciale e akuzon Katniqin, për trajtim çnjerëzor të civilëve kroatë si oficer i APJ-së gjatë luftës në Kroaci në zonën e Cavtatit, transmeton Telegrafi.

Dje në seancën dëgjimore në Prokurorinë Speciale, para prokurores Tanja Çolan-Deretiq, Katniq ka mohuar akuzat se ka lidhje me krimet e luftës.

“Prokuroria Speciale, pas vlerësimit të provave të mbledhura nga organet kompetente të Republikës së Kroacisë dhe të gjetura në bazën e të dhënave të provave të Prokurorisë së Mekanizmit Ndërkombëtar të Mbetur për Gjykatat Penale, sot ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve kundër të pandehuri M.K., për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer luftë kriminale, krim kundër popullatës civile”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë.

“Urdhërim e ngarkon të pandehurin M.K. se, në territorin e Kroacisë, komuna e Konavlit, Cavtat, si oficer i ushtrisë jugosllave (APJ), duke vepruar në kundërshtim me dispozitat e Konventës IV të Gjenevës, trajtohen në mënyrë çnjerëzore disa civilë të kombësisë kroate duke i sulmuar, torturuar, plagosur fizikisht, dhe duke fyer dinjitetin njerëzor dhe duke ushtruar dhunë kundër mirëqenies së tyre mendore”, shtoi Prokuroria.