Gjendet në Prishtinë 13-vjeçarja nga Vushtrria, që u raportua e zhdukur

Gjendet në Prishtinë 13-vjeçarja nga Vushtrria, që u raportua e zhdukur

Kronika June 27, 2024 - 13:04

Vajza 13-vjeçare, Aulona Kurti, nga Vushtrria, e cila u raportua e zhdukur që nga dita e hënë, është gjetur sot në sheshin e Prishtinës.

Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur babai i saj, Gëzim Kurti, i cili tha se ende nuk e ka parë, pasi është brenda në stacionin e Policisë në Prishtinë.

Ai tha se një dhëndër i tij e ka parë dhe e ka gjetur Aulonën në Prishtinë.

“Veç sa e kemi gjetë vajzën. E ka pa dikush të sheshi në Prishtinë. Ende se kam pa, qenka një lokal me një dhëndër jam, ky e ka pa mas pari, shumë mirë është dhe për momentin Aulona është Brenda në stacion policorë, dhe për pak do shkojmë në Vushtrri. Faleminderit shumë prej të gjithëve që kontribuuan në gjetjen e Aulonës”, tha babai i vajzës që u raportua e zhdukur që nga dita e hënë në Vushtrri.