Kërkohet paraburgim për ish-policin, i arrestuar për spiunazh

Kërkohet paraburgim për ish-policin, i arrestuar për spiunazh

Kronika June 27, 2024 - 13:01

Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur sot kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj Aleksandar Vlajiqit, që u arrestua dje nën dyshimin për “Spiunazh”.

Kërkesën për caktimin e paraburgimit kjo prokurori e ka paraqitur, pasi ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale: “Spiunazhi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Zëri