Si nëpër filma, nga vetura e gjuajnë me armë zjarri prishtinasin që ishte duke vozitur
Foto: Zëri / Ilustrim

Si nëpër filma, nga vetura e gjuajnë me armë zjarri prishtinasin që ishte duke vozitur

Kronika June 27, 2024 - 12:20

Një vrasje në tentativë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona nga një veturë kanë sulmuar me armë zjarri viktimën, i cili ishte duke lëvizur me veturën e tij, raporton Zeri.info.

Sipas njoftimit, fatmirësisht përveç dëmeve materiale të veturës, nuk ka dëme në njerëz, përderisa nuk raportohet për të arrestuar.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:

Vrasje në tentativë

Prishtinë, 26.06.2024 - 19:08. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në lëvizje me veturë është sulmuar me armë zjarri nga tre persona. Si pasojë në veturë janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ku kanë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Zëri