Zhduket e mitura nga Hani i Elezit, shkoi për Testin e Arritshmërisë e s’u kthye në shtëpi

Zhduket e mitura nga Hani i Elezit, shkoi për Testin e Arritshmërisë e s’u kthye në shtëpi

Kronika June 27, 2024 - 09:59

Një vajzë e mitur nga Hani i Elezit është raportuar e zhdukur nga nëna e saj.

16-vjeçarja nuk është kthyer në shtëpi nga 25 qershori, ditë kjo kur kishte shkuar për ta kryer Testin e Arritshmërisë.

Për këtë arsye siç shkruan Sinjali, nëna e saj ka kërkuar ndihmën e Policisë për ta gjetur vajzën.

E mitura raportohet ta ketë me vete edhe kartelën bankare të nënës së saj, më të cilën ka kryer pagesa.

Në bazë të pagesave online që i ka bërë, ajo dyshohet se ndodhet në rajonin e Ferizajt, por që policia ende nuk ka rënë në gjurmë të saj.