Vdes një shqiptar në Greqi, plagoset edhe një nga Kosova

Vdes një shqiptar në Greqi, plagoset edhe një nga Kosova

Kronika June 26, 2024 - 15:07

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Greqi.

Një shqiptar ka vdekur, derisa është plagosur edhe një nga Kosova.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Burgun e Koridhalos, pas një përleshjeje me thika, shkruan Abcnews.al.

Viktima është Alfons Ndoci, 35-vjeçar, i cili ishte i dënuar për vrasje.

Derisa i plagosur ka mbetur Altin Vokrri, nga Gjakova.

Lidhur me ngjarjen ka nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e këtij rasti të rëndë.