Antidroga në aksion, shkatërrohen 28 bimë kanabisi në rajonin e Gjilanit

Antidroga në aksion, shkatërrohen 28 bimë kanabisi në rajonin e Gjilanit

Kronika June 26, 2024 - 15:00

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Gjilan, pas dyshimeve se një person i dyshuar mashkull kosovar është duke kultivuar bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa, ka ndërmarrë veprime operative dhe hetimore, të cilat kanë rezultuar me kryerjen e një bastisje dhe gjetjen e një sasie të bimëve të lartcekura.

“Më datën 26.06.2024 DHTN – Gjilan, pas njoftimit të prokurorit kompetent dhe urdhrit verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake, ka kryer një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar nga fshati Mogillë – Kllokot, ku gjatë kësaj bastisjeje rreh 100 metra larg shtëpisë së tij është gjetur një serrë (kopsht), në të cilën i njëjti dyshohet se kishte mbjellë rreth 28 bimë të shkurres së bimës Kanabis Sativa në gjatësi rreth 3 metra.

Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Forenzikës për procesim të vendit të ngjarjes, ku edhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar tri bimë (mostra), ndërsa me urdhër të prokurorit të Shtetit sasia tjetër është asgjësuar në vendin e ngjarjes përmes procesit të djegies, ku edhe është bërë ‘procesverbali mbi shkatërrimin e bimëve narkotike të llojit Kanabis Sativa’”, thuhet në njoftim.

Në konsultim me prokurorin kompetent, i njëjti ka urdhëruar që pas intervistimit të të dyshuarit i njëjti të ndalohet për 48 orë, derisa njësitë përkatëse policore po vazhdojnë me procedurat e mëtejme hetimore.