Policia jep detaje për djegien e veturave në “Emshir”, disa persona pranuan trajtim mjekësor

Policia jep detaje për djegien e veturave në “Emshir”, disa persona pranuan trajtim mjekësor

Kronika June 26, 2024 - 12:53

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me zjarrin që ka shpërthyer sot pas mesnate në një bodrum të një banese kolektive në rrugë “Ali Vitija” në lagjen “Emshir” në Prishtinë.

Policia ka thënë se përveç dëmeve materiale, ku janë djegur disa vetura, edhe disa banorë kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa hetimet për rastin kanë nisur bashkë me Prokurorinë, transmeton Zeri.info.

“Rreth orës 01:15 është pranuar informata se disa vetura janë përfshirë nga zjarri në bodrumin e një objekti në rrugën ‘Ali Vitija’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ftuar edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin, si dhe janë ndërmarrë veprime të tjera për të parandaluar çfarëdolloj rreziku”.

“Përveç dëmeve materiale, për shkak të tymit të krijuar, panikut ose arsye të tjera të ngjashme, disa persona kanë marrë trajtimin mjekësor. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e Shtetit po vijon punën e saj me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. /Zëri