Arrestohet një 15-vjeçar në Hajvali, që rrahu motrën e tij

Arrestohet një 15-vjeçar në Hajvali, që rrahu motrën e tij

Kronika June 26, 2024 - 10:34

Një i mitur është arrestuar të martën në Hajvali të Prishtinës për dhunë në familje.

Siç ka bërë të ditur Policia përmes raportit 24-orësh, 15-vjeçari është arrestuar për arsye se kishte sulmuar fizikisht motrën e tij.

“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari pas intervistimit dhe kontrollit te psikiatri, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në raport. /Zëri