Arrestohet një serb në Zveçan, u prezantua rrejshëm si doganier
Kronika
June 25, 2024 - 10:03
Një serb është arrestuar mbrëmë në Zveçan për prezantim të rremë si zyrtar.
Sipas raportit të Policisë, ai u arrestua pasi kur ishte ndaluar nga njësiti policor ishte prezantuar si doganier i Kosovës, si dhe kishte refuzuar t’ua japë dokumentet personale, kartelën identifikuese dhe t’i bëhej alkooltesti, pasi kishte qenë nën ndikim të alkoolit.
“Lidhur me rastin i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri