Vdes në QKUK njëri nga të lënduarit në aksidentin e mbrëmshëm në Zonën Industriale
Foto: Laura Hasani

Vdes në QKUK njëri nga të lënduarit në aksidentin e mbrëmshëm në Zonën Industriale

Kronika June 23, 2024 - 18:42

Ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, njëri personat e lënduar në aksidentin e mbrëmshëm që ndodhi në Zonën Industriale në Prishtinë.

Mjeku kujdestar, Ejup Govori thotë se nga ortopedia pacienti ishte sjellë pa shenja jete.

“Po, ka qenë në Ortopedi. E kanë sjellur pa shenja jete”, deklaroi Govori.

Në aksidentin e rëndë mbrëmë ishin të përfshira pesë vetura.

Derisa si pasojë e këtij aksidenti katër mbetën të lënduar, njëri prej tyre rëndë. /klankosova