E sulmoi dhe e dhunoi seksualisht të dashurën e tij, arrestohet i dyshuari në Klinë
Foto: Zëri / Ilustrim

E sulmoi dhe e dhunoi seksualisht të dashurën e tij, arrestohet i dyshuari në Klinë

Kronika June 23, 2024 - 09:11

Policia ka arrestuar një person në Klinë, pasi i njëjti dyshohet se kishte dhunuar seksualisht të dashurën e tij.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari e kishte sulmuar viktimën dhe më pas e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, shkruan Zeri.info.

“Klinë 21.06.2024-20:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dashuri i saj, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht dhe e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Tutje, policia shton se i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Zëri