Vdes një person në Rahovec, u vetaksidentua me motoçikletë

Vdes një person në Rahovec, u vetaksidentua me motoçikletë

Kronika June 23, 2024 - 08:35

Mbrëmjen e së shtunës një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me motoçikletë.

Policia e Kosovës në raportin ditor ka bërë të ditur se viktima përderisa kishte qenë duke e drejtuar motoçikletën, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, i njëjti e ka humbur kontrollin mbi motoçikletën dhe është rrokullisur jashtë rrugës, shkruan Zeri.info.

Siç bëhet e ditur në njoftim, i njëjti nuk ka mundur që t’i mbijetojë plagëve dhe mjeku kujdestar në Spitalin e Gjakovës e ka konstatuar vdekjen e tij.

Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

RASTET TJERA - NGJARJET:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Rr. Transiti i ri, Rahovec 22.06.2024-22:10. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, përderisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, humb kontrollin mbi motoçikletën, del jashtë rruge dhe rrokulliset. Si pasoj, i njëjti pëson lëndime trupore dhe dërgohet në Spitalin e Gjakovës ku mjeku kujdestar konstaton vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit , trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. /Zëri