Tjetër aksident në Durrës, humb jetën 22-vjeçari

Tjetër aksident në Durrës, humb jetën 22-vjeçari

Kronika June 22, 2024 - 22:34

Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, pranë urës së Dajlanit në qytetin e Durrësit, ku ka humbur jetën një i ri.

Mësohet se i riu ishte 22 vjeç dhe dyshohet se ka pësuar atak kardiak në momentin kur po drejtonte automjetin.

Raportohet se viktima pasi ka humbur kontrollin e makinës, është përplasur.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e aksidentit.

Kujtojmë se një tjetër aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme pranë Gjirit të Lalzit, ku një 16-vjeçar ndërroi jetë nga përplasja e dy automjeteve.

Image