Aksident në rrugën Viti – Kllokot

Aksident në rrugën Viti – Kllokot

Kronika June 22, 2024 - 13:05

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Viti – Kllokot.

Aksidenti saktësisht ka ndodhur afër fshatit Mogillë, ndërsa “Zëri” ka marrë një përgjigje nga Policia lidhur me aksidentin ku janë lënduar dy persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Sipas Osmanit, të lënduarit janë duke marr trajtimin mjekësor në qendrën emergjente në Spitalin e Gjilanit.

“Rreth orës 08:00 në aksin rrugor Viti-Kllokot ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë qenë të përfshira një kamion dhe një automjet. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë duke marrë tretman mjekësorë në qendrën emergjente në Spitalin e Gjilanit”, tha Osmani.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ndërsa mediat lokale kanë publikuar pamje nga aksidenti. /Zëri

Image

Image