Nusja e bën për spital vjehrrën në Prishtinë

Nusja e bën për spital vjehrrën në Prishtinë

Kronika June 22, 2024 - 09:14

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Prishtinë, ku nusja ka rrahur vjehrrën e saj.

Rastin ne polici e ka raportuar vjehrra e cila ka qenë viktimë e rastit dhe ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Zeri.info.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga nusja e djalit, e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri