I ofroi 10 euro ryshfet policit kufitar, arrestohet një turk në Vermicë

I ofroi 10 euro ryshfet policit kufitar, arrestohet një turk në Vermicë

Kronika June 22, 2024 - 08:35

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të premten në pikën e kalimit kufitar në Vermisë.

Sipas policisë, i njëjti i kishte ofruar 10 euro ryshfet zyrtarit policor, transmeton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti i ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarit policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri