Vdes një person në QKMF-në e Malishevës, policia nis hetimet

Vdes një person në QKMF-në e Malishevës, policia nis hetimet

Kronika June 22, 2024 - 08:29

Nga QKMF- ja në Malishevë, Policia është njoftuar se viktima mashkull, është sjellë pa shenja jete nga familjarët e tij.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML, transmeton Zeri.info.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri