Rrezikuan mbytjen, shpëtohen dy pushueset nga Kosova në Shëngjin

Rrezikuan mbytjen, shpëtohen dy pushueset nga Kosova në Shëngjin

Kronika June 21, 2024 - 11:51

Dy gra pushuese nga Kosova kanë rrezikuar mbytjen paraditen e së premtes në plazhin e Shëngjinit.

Rasti është regjistruar në qendër të plazhit, ndërsa pushueset janë arritur të nxirren nga vrojtuesi i plazhit dhe më pas janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, raporton Opinion.al.

Sipas informacioneve, dy pushueset ndodhen jashtë rrezikut për jetë.