Pesë të arrestuar nga aksioni policor kundër fajdeve në Prishtinë dhe Pejë, publikohen edhe pamjet [video]

Pesë të arrestuar nga aksioni policor kundër fajdeve në Prishtinë dhe Pejë, publikohen edhe pamjet [video]

Kronika June 20, 2024 - 22:55

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shkuar në pesë numri i të arrestuarve nga aksioni për kundër fajdeve në Prishtinë dhe Pejë.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se katër nga të arrestuarit janë fërguar në mbajtje, transmeton Zeri.info.

“Lidhur me operacionin policor, i njëjti ka vazhduar dhe në Prishtinë ku janë arrestuar edhe dy të dyshuar, tashmë numri i të arrestuarëve është gjithësej pesë. Me aktvendim të prokurorit katër të dyshuar dërgohen në mbajtje, Po ashtu, hetuesit policorë kanë konfiskuar edhe dëshmi relevante për rastin”, thuhet në njoftim.

Pamje nga zhvillimet e operacionit policor mund t'i gjeni në videon më poshtë. /Zëri