Arrestohet burri që rrahu brutalisht gruan e tij në Prizren

Arrestohet burri që rrahu brutalisht gruan e tij në Prizren

Kronika June 20, 2024 - 19:08

Është arrestuar personi i dyshuar se ka rrahur brutalisht gruan e tij në Prizren.

Rasti ishte publikuar në media, ku shihet një burrë derisa e godet bashkëshorten e tij, ndërsa lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, transmeton Zeri.info.

“Sot me datë 20.06.2024 disa media kanë publikuar një video regjistrim në të ciljn shihet sesi një mashkull ushtron dhunë ndaj nje femre. Posa është parë video regjistrimi hetuesit e Stacionit Policor të Prizrenit kane ndërmarr veprime hetimore dhe është identifikuar i dyshuari dhe viktima. Polcia ka lokalizuar të dy dhe janë shoqëruar për në stacionin policor. Janë intervsituar të dy nga hetuesit e dhunës në familje, ngase i dyshuari dhe viktima janë janë çift dhe bashkëjetojn.Policia ka informuar prokurorin e shtetit dhe është vepruar në bazë të udhëzimeve të tij”, tha Veseli.

Ai shtoi se pas intervistimit të dyshuarit në prezencën e avokatit nga prokurori është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë për të dhe viktima është njoftuar për të drejtat e saj. /Zëri

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by IndeksOnline (@indeksonline)