Rasti në Prizren- Policia po interviston viktimën dhe të dyshuarin, janë bashkëshortë
Foto: Laura Hasani

Rasti në Prizren- Policia po interviston viktimën dhe të dyshuarin, janë bashkëshortë

Kronika June 20, 2024 - 17:04

Lidhur me videon e publikuar pak më parë ku shihet një burrë duke e rrahur një grua, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë se janë duke u intervistuar viktima dhe i dyshuari.

Ai ka thënë se viktima dhe i dyshuari janë bashkëshortë.

“Lidhur me rastin, sapo është publikuar video regjistrimi, hetuesit e stacioit Policor të Prizrenit kane ndërmarr veprime hetimore dhe eshte identifikuar i dyshuari dhe viktima, për momentin të dytë janë në stacion duke u intervistuar nga hetuesit e dhunës në familje,  ngase i dyshuari dhe viktima janë bashkëshort.”

“Policia është në kontakt me prokurorin e shtetit dhe do të veprohet  në bazë të udhëzimeve të tij. Polcia ofron siguri për  qytetarët  në çdo kohë, dhuna e kundër ligjshme nuk tolerohet dhe policia është e gatshme të zbatoj ligjin në bazë të autorizimeve të saj”, ka thënë Bytyqi. /express

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by IndeksOnline (@indeksonline)