Pamje të rënda, një mashkull rrah një femër në Prizren

Pamje të rënda, një mashkull rrah një femër në Prizren

Kronika June 20, 2024 - 16:58

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur së fundmi në Prizren.

Indeksonline i ka publikuar disa pamje të rëndë ku një mashkull shihet duke e rrahur brutalisht një femër.

Nuk dihet se kur ka ndodhur ky rast.

Zëdhënësi rajonal i Prizrenit, Vesel Gashi, tha për Klankosova.tv se janë duke i marrë informacionet e nevojshme lidhur me rastin.

“Videon ia kam përcjellur komandantit të stacionit. Tani do të shohim se si ka ndodhur ky rast. Jemi duke bërë përpjekje që ta identifikojmë personin e dyshuar”, tha ai.

“Kur te kemi ndonjë informacion zyrtar do ta bëjmë të ditur dhe do t’ju njoftojmë me kohë”, tha Gashi.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by IndeksOnline (@indeksonline)