
Alarm i rremë për mjetin shpërthyes në Taukbashçe, rezultoi të jetë pajisje e veturës
Kronika
June 20, 2024 - 13:03
Prishtinasit mëngjesin e sotëm janë alarmuar, pasi në rrugën “Shpëtim Robaj”, në lagjen Taukbashçe, është raportuar se dyshohet për një mjet shpërthyes.
Mjeti i dyshuar shpërthyes rezultoi të ishte një pajisje e veturës.
Këtë e ka konfirmuar për Zeri.info zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishitnës, Flora Ahmeti.
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes. Bëhet fjalë për një pajisje të veturës”, tregoi Ahmeti. /Zëri