
Zhduket një burrë në Pejë, Prokuroria dhe Policia nisin hetimet
Kronika
June 18, 2024 - 10:25
Një rast i zhdukjes së një personi është raportuar në Pejë.
Rasti u raportua rreth orës 17:20 nga një burrë kosovar, i cili njoftoi autoritetet për zhdukjen e një burri tjetër kosovar.
Sipas informatave të para, ankuesi ka kontaktuar menjëherë policinë, pasi kishte humbur çdo kontakt me viktimën.
Detajet lidhur me rrethanat e zhdukjes nuk janë ende të qarta, por Policia dhe Prokuroria janë vënë në dijeni për rastin dhe kanë nisur hetimet.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar rastin e lartcekur lidhur me viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, ka njoftuar Policia.