
Një 45-vjeçare dyshohet se është vetëvrarë mëngjesin e sotëm në Prizren
Kronika
June 18, 2024 - 08:39
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, ku një grua dyshohet se është vetëvrarë.
Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.
“Rreth orës 06:50 dyshohet se një grua është vetëvrarë me armë zjarri. Policia dhe njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës”, tha ai.
Bytyqi tha se viktima dyshohet se është e moshës rreth 45-vjecare dhe se rasti ka ndodhur në shtëpinë e saj.
Lidhur me rastin tashmë është njoftuar prokurori.