Gjendet një burrë pa shenja jete te penda e liqenit të Livoçit

Gjendet një burrë pa shenja jete te penda e liqenit të Livoçit

Kronika June 17, 2024 - 09:08

Në pendën e fshatit Livoç i Epërm i Gjilanit është gjetur një trup i pajetë.

Sipas Policisë, trupi i pajetë është gjetur mesditën e 15 qershorit, shkruan Zeri.info.

“Vdekjen e personit mashkull kosovar e ka konstatuar ekipi i mjekëve. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor.

Policia është duke e hetuar këtë rast, përderisa e ka cilësuar si “Vdekje të dyshimtë”.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:

Vdekje e dyshimtë

Livoç i Epërm - Gjilan / 15.06.2024 – 12:45. Pas informatës se te penda e fshatit gjendet një trup i zhytur në ujë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, si dhe njësia e zjarrfikësve, të cilët e kanë bërë tërheqjen e trupit të pajetë. Vdekjen e personit mashkull kosovar e ka konstatuar ekipi i mjekëve. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri