Gjakovë: Policia ndalon tre persona, postuan video në rrjetet sociale duke shtënë me armë zjarri
foto: Ilustrim

Gjakovë: Policia ndalon tre persona, postuan video në rrjetet sociale duke shtënë me armë zjarri

Kronika June 15, 2024 - 08:52

Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona në Gjakovë, pasi që të njëjtit kishin postuar video në rrjetet sociale duke shtënë me armë zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur më datën 01.01.2024 rreth orës 11:00 në Gjakovë, raporton Zeri.info.

“Rr. Mark Malota, Gjakovë 01.01.2024-11:00. Është raportuar se në rrjete sociale, është duke qarkulluar një video ku shihen disa persona duke shtënë me armë zjarri. Lidhur me rastin janë identifikuar tre të dyshuar një mashkull kosovar dhe dy femra kosovare. Në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarave, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një karikator me 17 fishekë të kalibrit 9 mm”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri