Podgoricë: Kallëzim penal babait kosovar, dyshohet që i shtyu tre fëmijët e tij të kërkojnë lëmoshë
Foto: Laura Hasani

Podgoricë: Kallëzim penal babait kosovar, dyshohet që i shtyu tre fëmijët e tij të kërkojnë lëmoshë

Kronika June 14, 2024 - 19:32

Policia e Podgoricës në Malin e Zi, ka bërë kallëzim penal kundër një shtetasi të Kosovës me inicialet B.R. (29-vjeç), me dyshimin se i ka shtyrë fëmijët e tij të kërkojnë lëmoshë, për të mbledhur para për nevojat e tij, njofton Administrata e Policisë në Podgoricë.

Në njoftim thuhet se në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, zyrtarët policorë kanë bërë kallëzim penal kundër B.R., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të “trafikimit me qenie njerëzore” në dëm të tre fëmijëve të tij të mitur.

“Përkatësisht, siç dyshohet, B.R. veprën penale të lartpërmendur e ka kryer duke i shtyrë fëmijët e tij të lypin, për të mbledhur para për nevojat e tij dhe duke shpërdoruar besimin dhe vartësinë, ka përfituar nga ata duke i sjellë në pozitë të shërbëtorëve duke lypur në favor të tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.