
Lëndohet një person në vetaksident në autostradën Lipjan – Prishtinë
Kronika
June 14, 2024 - 19:24
Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore nga një vetaksident i ndodhur në autostradën Lipjan – Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi ka thënë se vetaksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:00, ku si pasojë një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.
“Sot rreth orës 17:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë (aksi Lipjan-Prishtinë). Njësia policore njofton se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vetaksident). Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Krasniqi. /Zëri