Sulmohen zyrat e QIKA-s në Prishtinë

Sulmohen zyrat e QIKA-s në Prishtinë

Kronika June 12, 2024 - 11:47

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se pas transmetimit të emisionit me temën “Ngjyrat e dashurisë”, Zyra e QIKA-s në Prishtinë është sulmuar dhe logoja është vandalizuar me ngjyrë të zezë.

Kjo qendër e ka lidhur sulmin me mbështetjen që i bëjnë komunitetit LGBTIQ+, transmeton Zeri.info.

“Në vazhdën e sulmeve homofobike, bifobike e transfobike ndaj personave LGBTIQ+ dhe mbështetësve, është sulmuar Zyra e QIKA-s në Prishtinë.

Pas transmetimit të emisionit ‘Ngjyrat e dashurisë’, vendosjes së flamurit të komunitetit në ballkonin e QIKA-s dhe raportimeve të vazhdueshme mbi aktivitetet e ‘Javës së Krenarisë’, persona të panjohur kanë vandalizuar me sprej me ngjyrë të zezë logon pranë zyrës së QIKA-s”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se pak ditë më parë me gjuhë të urrejtjes janë vandalizuar edhe zebrat pranë hotelit “Grand”, të cilat aktivistet/ët i kishin ngjyrosur me ngjyrat e ylberit për “Javën e Krenarisë”.

“Ky është sulm ndaj medias dhe ndaj aktivizimit për të drejtat e njeriut. Homofobia nuk na ndal. QIKA qëndron me dashurinë dhe lirinë e secilës e secilit për të qenë vetja”, thuhet në njoftim. /Zëri