Aksidentohet grupi i turistëve teksa ngjiste majën e Jezercës, dyshohet për një viktimë
Kronika
June 12, 2024 - 11:12
Një grup turistësh janë aksidentuar në afërsi të majës së Jezercës.
Ato kanë kërkuar ndihmë te policia vendore, ndërsa dyshohet se njëri prej tyre ka vdekur.
Në ndihmë të tyre janë nisur Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Shqipërisë, forca policie dhe banorë vullnetarë të Thethit dhe Valbonës.
Për shkak të mungesës së valëve telefonike është i vështirë komunikimi.
Terreni i ngjitjes në majën e Jezercës është ndër më të vështirit dhe kërkon deri në 8 orë.
Ai cilësohet me shkallë vështirësie të lartë dhe kërkon përgatitje të mirë fizike. Shpesh turistët udhëtojnë pa guida dhe përballen me të tilla aksidente.