Aktakuzë kundër një të pandehuri, për vepra penale që “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepre penale dhe huliganizëm”

Aktakuzë kundër një të pandehuri, për vepra penale që “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepre penale dhe huliganizëm”

Kronika June 11, 2024 - 19:49

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit N.O.

Për të pandehurin N.O. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402 par. 5 lidhur me par 2 dhe 1 dhe nenin 31 të KPRK-së, si dhe për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepre penale dhe huliganizëm” nga neni 404 par 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.