Gjilanasi mbahet në lokal me dhunë dhe rrihet, arrestohen dy persona

Gjilanasi mbahet në lokal me dhunë dhe rrihet, arrestohen dy persona

Kronika June 11, 2024 - 10:24

Një rast privimi i kundërligjshëm i lirisë ka ndodhur ndaj një personi në Gjilan.

Raportohet se atje një person është mbajtur në një lokal dhe ishte sulmuar fizikisht nga dy persona, të cilët janë arrestuar, transmeton Zeri.info.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ndaj tij ishte kryer vepra e lartcekur nga dy të dyshuar të panjohur, ku dyshohet se të njëjtin e kishin mbajtur në një lokal dhe kishin ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Viktima kishte pësuar lëndime të lehta dhe i njëjti kishte pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe të njëjtët pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri