25 të vdekur nga aksidentet për katër muaj në Kosovë

25 të vdekur nga aksidentet për katër muaj në Kosovë

Kronika June 11, 2024 - 09:54

25 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve që kanë ndodhur gjatë periudhës janar - prill të këtij viti.

Sipas statistikave të Policisë, gjatë këtij katërmujori kanë ndodhur 22 aksidente fatale dhe 6 mijë e 663 aksidente gjithsej.

Image

Vitin e kaluar 106 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve.

Aksidente me dëme janë regjistruar 14 mijë e 790, kurse vitin e kaluar ishin 12 mijë e 951.

Në total, gjatë vitit 2023 në Kosovë kanë ndodhur 23 mijë e 652 aksidente, ndërsa vitin e kaluar kishte 20 mijë e 794.

Sipas raportimeve të Policisë së Kosovës që publikohen pas aksidenteve, shkaqet më të shpeshta që çojnë në aksidente janë: mosrespektimi i shenjave të komunikacionit, mospërshtatja e ngasjes së makinave me kushtet në rrugë dhe kushtet atmosferike, si dhe përdorimi i telefonit gjatë ngasjes.

Kujtojmë se më 3 prill hyri në fuqi i Ligji i ri për trafikun rrugor, ligj ky që parasheh masa dhe gjoba të ashpra për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Gjobat që parashihen me ligjin e ri janë nga 20 euro deri në 6 mijë euro, gjersa ligji parasheh gjobat të ashpra për ata që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, nuk respektojnë semaforin, nuk vendosin rripin e sigurisë.

Gjoba janë paraparë edhe për këmbësorët që nuk kalojnë në vendkalimin e dedikuar për ta, ndërkaq me ligj është rregulluar edhe çështja e përdorimit të trotinetëve elektrikë.

Bashkë me patrullën e Policisë ishte edhe komandanti i Njësisë për Kontroll të Autostradave (NJKA), major Ismail Fejzullahu, i cili kishte thënë se rregullat e reja kanë ndikuar për mirë dhe po vërehet një ndryshim.

Image

“Po bazuar në disa analiza që janë bërë më herët dhe disa shkaktarë të mundshëm, ka qenë shumë e nevojshme me i ba disa ndryshme, ligjvënësit i kanë aprovu dhe i kanë ndryshu disa dispozita ligjore. Deri tash fatmirësisht kemi rezultate pozitive, inkurajuese që qytetarët pak janë më të vetëdijshëm dhe më të kujdesshëm”, ishte shprehur ai. /Arbresh.info