Rrahje masive në Drenas, pesë persona bëhen për spital – duke përfshirë edhe një dëshmitare
Foto: Zëri / Ilustrim

Rrahje masive në Drenas, pesë persona bëhen për spital – duke përfshirë edhe një dëshmitare

Kronika June 10, 2024 - 09:10

Katër persona janë arrestuar, pasi pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes vete.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 17:45, në Drenas.

Sipas raportit, lëndime trupore kanë marrë të gjithë të dyshuarit, duke përfshirë dhe një dëshmitare të kësaj ngjarjeje.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi pas një mosmarrëveshjeje janë përfshirë në një rrahje mes vete. Si pasojë e përleshjes lëndime trupore kanë marrë të gjithë të dyshuarit, si dhe një dëshmitare kosovare, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raport.

Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me karikator me gjashtë fishekë, si dhe një shkop druri.

“Lidhur me rastin po ashtu janë kryer kontrolle në tri shtëpitë e te dyshuarve, ku në njërën është gjetur dhe konfiskuar një pushkë pa leje valide dhe 18 fishekë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.