Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, lihen në burg bashkëpunëtorët e Gerald Shehut

Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, lihen në burg bashkëpunëtorët e Gerald Shehut

Kronika June 09, 2024 - 15:38

Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për dy bashkëpunëtorët e 43-vjeçarit Gerald Shehut.

Gjykata vendosi arrest me burg për David Lartin dhe Daniel Qosen në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura.

Seanca gjyqësore për të dy këta shtetas është zhvilluar veçmas. I pari që ka marrë masën e sigurisë arrest me burg ka qenë Daniel Qose dhe më pas David Larti.

Në sallën e gjyqit të dy personat kanë shfaqur shenja pendese. Dy bashkëpunëtorët kanë thënë se janë të penduar, dhe se janë ndier të kërcënuar nga autori. Ata kanë thënë se nga frika e autorit, kërcënimi janë detyruar të bëjnë diçka të tillë.

Pavarësisht pretendimeve gjykata e Vlorës ka pranuar kërkesën e prokurorisë për arrest me burg. Sipas gjyqtares së çështjes për të dy personat ka prova të pakundërshtueshme që janë të përfshirë në këtë ngjarje.

Gjyqtare e kësaj çështjeje është Dorina Stroka, kurse prokurore është Vitjuna Mata./euronewsalbania