Kapen mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera afro tetë mijë euro
Foto: Facebook

Kapen mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera afro tetë mijë euro

Kronika June 09, 2024 - 13:55

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka kapur një sasi të konsiderueshme të mallrave të padeklaruara në pikën kufitare në Vërmicë

Sipas doganës, vlera e këtyre mallrave është 7,900 euro.

“Në hyrje të Pikës Kufitare të Kontrollit në Vërmicë ka arritur një veturë e drejtuar nga shtetas turk. Në pyetjen e zyrtarit doganor nëse kishte diçka për të deklaruar për zhdoganim, ai është përgjigjur negativisht”, ka njoftuar Dogana.

Pas kontrollit të detajuar në vijën e dytë, së bashku me zyrtarët policorë, është zbuluar një sasi e konsiderueshme e mallrave të padeklaruara "Pjesë rezerve për makineri të rënda".

Gjatë kontrollit, janë gjetur edhe fatura e blerjes së mallrave.

Tutje në njoftim thuhet se me këtë rast, Dogana ka konstatuar se pala, në kundërshtim me Kodin Doganor , ka shkaktuar kundërvajtje doganore.

Dogana ka njoftuar se mallrat janë konfiskuar dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore.