Grabitësi italian vret me thikë 61-vjeçarin shqiptar në Itali

Grabitësi italian vret me thikë 61-vjeçarin shqiptar në Itali

Kronika June 08, 2024 - 08:55

Një 61-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme ne Itali.

Ngjarja, sipas medieve ka ndodhur pas një sherri të momentit mes shqiptarit dhe autorit 41-vjeçar me origjinë italiane.

61-vjeçari shqiptar kishte shkuar për të vizituar mbesën e tij, fqinje e sulmuesit.

Sipas rindertimit fillestar te ngjarjes, mes të dyve ka shpërthyer një debat  për shkak të qëndrimit tallës të italianit ndaj shqiptarit.

Në vendin e ngjarjes mbërritën karabnierët të cilët arrestuan autorin dhe i kanë sekuestruar thikën me të cilën kreu krimin.

Behet fjale per nje thike kuzhine te cilen autori e mori ne shtepine ku jetonte me nenen.

Italiani i akuzuar per krimin, sipas policise, me pare ka qene i skeduar si keqberes pasi ka nje histori grabitjesh serike ne marketet e zones.

Ai akuzohet për vrasje të rëndë me dashje. /oranews