Pas aksidentit mes dy automjetesh në Prishtinë, një motoçikliste në gjendje të rëndë

Pas aksidentit mes dy automjetesh në Prishtinë, një motoçikliste në gjendje të rëndë

Kronika June 07, 2024 - 11:32

Një vajzë është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi është përfshirë në një aksident me motoçikletë mes dy automjeteve të tjera në Prishtinë, të premten rreth orës 22:30.

Raportohet se aksidenti ndodhi në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete me tre persona në total, dy vajza (një kosovare dhe një shtetas e huaj) dhe një burrë kosovar.

Pasojat e aksidentit kanë shkaktuar lëndime trupore te të gjithë tre personat, me vozitësen e motoçikletës, e cila pra është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dy pasagjerët, një burrë dhe një vajzë, kanë pësuar lëndime më të lehta.

Në lidhje me këtë rast Policia ka arrestuar shtetasen e huaj si e dyshuar, ndërsa ajo është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete me vozitës: dy femra, njëra kosovare, tjetra shtetase e huaj dhe një mashkulli kosovar. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre persona, vozitësja e motoçikletës, e cila është në gjendje të rëndë dhe dy pasagjerë, një mashkull dhe një femër, kosovarë. Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër, shtetase e huaj dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.