Dyshimet se 12 shtëpi po ndërtohen pa leje në Bardhosh, Prokuroria nis hetimet
Kronika
June 07, 2024 - 09:58
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet rreth dyshimeve për ndërtime pa leje në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës.
Prokuroria thotë se pas publikimit në media lidhur me dyshimet se në Komunën e Prishtinës, më konkretisht në lagjen e re në fshatin “Bardhosh” të Prishtinës janë duke u ndërtuar 12 shtëpi pa leje, Prokurori i Shtetit, njëherazi koordinatori i Krimeve kundër Mjedisit, ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave dhe provave, me qëllim të verifikimit të këtyre informacioneve.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e përkushtuar të trajtojë çdo informacion, i cili paraqet dyshime për vepra penale, që ndiqen sipas detyrës zyrtare”, thuhet në njoftim. /Zëri