Ndalohen për 48 orë katër të dyshuar për “lëndim të rëndë trupor”, konfiskohet edhe një armë

Ndalohen për 48 orë katër të dyshuar për “lëndim të rëndë trupor”, konfiskohet edhe një armë

Kronika June 06, 2024 - 21:52

Nga hetuesit policor në Prishtinë, janë intervistuar katër persona të dyshuar për veprën lëndim i rëndë trupor, që kanë ndodhur me datën 02.06.2024, në rrugën "Shpëtim Robaj"në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe sigurojnë prezencën e personave të dyshuar.

”Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.Njërit prej personave të dyshuar i është iniciuar edhe një rast i armëmbajtjes pa leje, pasi të njëjtit i është sekuestruar një armë zjarri”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri

Image