E konfirmon Policia e Kosovës, gruaja e Radoiçiqit po intervistohet nga Krimet Ekonomike
Kronika
June 06, 2024 - 15:43
Policia e Kosovës është duke intervistuar gruan e organizatorit të sulmit paramilitar serb në Banjskë, Millan Radoiçiq.
Lajmin e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani.
“Konfirmojmë se në Mitrovicë të Veriut është duke u intervistuar ky person në prani të avokatit me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë”, tha Elshani.
Radoiçiqi, i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, në shtator të vitit të kaluar.
Pas sulmit në Banjskë, Policia ka kryer bastisje në pronat e tij në veri, përfshirë edhe një restorant që është në emër të gruas së tij, të cilat janë sekuestruar tashmë.