Gruaja e Radoiçiqit po intervistohet nga policia në veri
Kronika
June 06, 2024 - 14:33
Bashkëshortja e kryeterroristit serb, Millan Radoiçiq, është duke u intervistuar nga autoritetet në veri të Mitrovicës.
Kështu i është thënë klankosova.tv, nga burime të saj, ndërsa detaje të tjera pritet të publikohen së shpejti.
Ende nuk dihet nëse ajo është paraqitur vetë në polici apo është arrestuar nga organet e vendit.
Ndryshe, Milan Radoiciq është i dyshuari kryesor për sulmet më 24 shtator në Banjskë edhe pse ai kishte pranuar publikisht organizimin e sulmit, megjithatë vazhdon të jetë i lirë pasi është larguar nga Kosova pas sulmit. Ai pas 24 shtatorit dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.