Zbulohet kontrabanda e 350 palë mbathjeve sportive në Prizren, të cilat u konfiskuan
Kronika
June 06, 2024 - 10:47
Në regjionin e Prizrenit, Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë identifikuar një automjet të dyshimtë dhe e kanë ndaluar për kontroll.
Gjatë kontrollit është zbuluar një sasi prej 350 palë mbathjesh sportive pa prejardhje, që besohet se janë kontrabanduar në Kosovë përmes rrugëve ilegale, përcjell Klankosova.tv.
Përveçse janë kontrabandë, këto mbathje sportive janë marka të falsifikuara, duke shkelur Ligjin për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale (DPI).
Të gjitha mallrat janë konfiskuar, si dhe është iniciuar procedura kundërvajtëse.