Grabitja e armatosur në Prishtinë, pati të shtëna mes grabitësit dhe një qytetari

Grabitja e armatosur në Prishtinë, pati të shtëna mes grabitësit dhe një qytetari

Kronika June 05, 2024 - 18:52

Policia e Kosovës ka dhen detaje në lidhje me një grabitje të armatosur që ka ndodhur sot në lagjen “Tophane” në Prishtinë.

Grabitësi dyshohet se ka shtënë me armë, ndërsa në përgjigje të kësaj edhe një qytetar tjetër ka përdorur armën, për çka dyshohet se ka plagosur grabitësin, derisa Policia ka konfiskuar një armë AK-47 dhe një veturë, transmeton Zeri.info.

Njoftimi i plotë i Policisë në lidhje me këtë rast:

Sot rreth orës 15:15, është raportuar për një rast grabitje në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë, me ç'rast i dyshauri ka shtënë me armë zjarri AK-47.

Si reagim ndaj të shtënave të të dyshuarit, në përpjekje për të parandaluar grabitjen një qytetar po ashtu ka shtënë me armë zjarri.

Pas marrjes së informacionit, zyrtarët e Policisë së Rajonit të Prishtinës kanë dalë në vendngjarje, kanë ndërrmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-policore dhe pak minuta pas raportimit të rastit, kanë arritë që në Obiliq të arrestojnë personin dyshuar i cili është i lënduar.

Të njëjtit për shkak të lëndimeve ( dyshohet të jetë plagosur) i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor.

Ndërlidhur me rastin policia ka sekuestruar :

-veturën e të dyshuarit, si dhe,

-një armë automatike, të tipit AK-47.

Ndërkaq hetuesit po vazhdojnë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore policore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.